Sonte në mbrëmje është mbyllur java e 9-të e Superligës mes Flamurtarit dhe Tiranës ku vlonjatët kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Foli është shënuar nga Danilo Alvesh në pjesën e dytë, por kaq ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren ekipit të Ilir Dajës. Përsa i përket takimeve te tjera, nuk pati shumë surpriza.
Skënderbeu fitoi në shtëpi ndaj Kamzës. Kukësi triumfoi në në transfertën e Kastriotit edhe pse një takim i lehtë në letër, fusha tregoi komplet një tjetër lojë. Megjithatë të besuarit e trajneri Armando Cungu ia dolën të fitonin takimin.
Nuk ka surprizuar as Partizani, që në “Selman Stermasi” hodhi hapin e radhës me fitoren 2-1 ndaj Luftëtarit. të kuqtë e kanë mbyllur fazën e parë në krye të tëbelës, ku ndodhen të vetëm me 22 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu. Nga “Elbasan Arena” Teuta e Durrësit ka fituar ndaj Laçit, që deri në javën e 8-të nuk kishte mundur asnjë skuadër dhe ekipi i Bledi Shkëmbit ia ka dalë mbanë, madje me rezultatin e thellë 3-0.
Portier:
Aldo Teqja: Skënderbeu fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kamzës në shtëpi dhe portieri Teqja kishte shumë meritë në këtë 3 pikësh, sepse në fundin e takimit e ka mbajtur skuadrën në lojë me disa pritje që ishin gol i sigurt.
Mbrojtës:
William Cordiero: Kukësi fitoi një ndeshje delikate. Ishte një takim i lehtë në letër, por që në fakt sikurse u shprehën edhe lojtarët pas ndeshjes terreni i shte i vështirë. Mirëpo në këto kushte Cordeiro ishte shumë i qendrueshëm në pozicionin e tij, duke administruar mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Ylli Shameti: Kapiteni zhvilloi një ndeshje të madhe. Gol dhe asist. Siguri e mbrojtjes së Kukësit dhe një lider i padiskutueshëm. Një lojtar që edhe pse luan në repartin e prapavijës, përsëri shfaqet atëherë kur ekipi ka nevojë për të.
Eni Imami: Tirana sot bëri një ndeshje të mirë në Vlorë dhe Imami në krahun e tij nuk lejoi shumë hapësira nga krahët, duke ia bërë të vështirë lojën sulmuesit Bushiç për t’iu krosuar topa nga krahët.
Renaldo Kalari: Partizani e mbylli fazën e parë në krye të kampionatit dhe padyshim një meritë shumë të madhe e ka mbtojtja, sepse deri më tani ka pësyar vetëm 2 gola, një prej tyre që në ndeshjen e parë me penallti në Korçë ndaj Skënderbeut. Ditën e djeshme Partizani luajti në “Selman Stermasi” Luftëtarit dhe Kalari ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku kundërshtari pati shumë probleme të hyntë në zonën e tij.
Mesfushorë:
Bruno Telushi: Këtë sezon ka qenë shumë vendimtar për skemat e Skënder Gegës. Deri më tani ka shënuar 3 gola vendimtar, sepse dy prej tyre i ka shënuar me goditje dënimi, ndaj Kamzës dhe Flamurtarit, ndërsa të fundit nga pika e bardhë ndaj Luftëtarit, që i dha edhe 3 pikë Partizanit.
Dejvi Bregu: Dejvi Bregu është rikthyer ai që të gjithë njohim. Ndonëse e nisi ndeshjen e djeshme në Korçë jo shumë mirë përballë Kamzës, por me kalimin e minutave e mori mirë ritmin dhe ishte rrezik konstant në krah për kundërshtarin. Më tej në fundin e takimit ka shënuar një perlë me goditje dënimi, duke i dhënë shumë qetësi Skënderbeut.
Gerhard Progni: Progni u largua nga Partizani dhe shkoi te Teuta ku po bën shumë mirë në rolin e tij. Një lojtar i vendosur në fushë dhe padyshim një ‘armë’ më shumë për trajnerin Bledi Shkëmbi, që ditën e djeshme ka shanur në “Elbasan Arena” ndaj Laçit në atë fitore të thellë 3-0.
Sulmues:
Latif Amadu: Teuta ka marrë disa rezultate pozitive dhe nëse shënon Latif, durrsakët fitojnë ndeshjen për mieritë të tij. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme në “Elbasan Arena” përballë Laçit, duke i shkaktuar humbjen e parë të sezonit skuadrës së drejtuar nga Artan Mërgjyshi. Latif vazhdon të shënojë dhe është në garë për të fituar “Këpucën e Artë” në Superligë.
Otto John: Orges Shehi i besoi vendin e titullarit pas mungesës së Blerim Krasniqit dhe ai e shpërblen duke e çuar topin në rrjetë që në pjesën e parë dhe ishte rreziku kryesor për mbrojtjen e Kamzës.
Danilo Alvesh: Sonte në mbrëmje në Vlorë u luajt kryendeshja e javës së 9-të të Superligës, ku Flamurtari priti në shtëpi Tiranën e Ardian Memës. Skuadra e Dajës fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe goli u shënua nga sulmuesi brazilian, ku daja i besoi vendin e titullarit që nga minuta e parë dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga një pakujdesi e mbrojtjes së Tiranës. Lojtari ishte në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të zhbllokuar shifrat.
Trajner:
Bledi Shkëmbi: Laçi në këtë sezon deri në javën e 8-të të kampionatit ishte përballur me shumë kundërshtarë të fortë si Skënderbeu, Tirana, apo edhe Partizani, por asnjë prej këtyre ekipeve nuk kishte mundur t’i shkaktonte humbje kurbinasve. Në ndeshjen që është zhvilluar në “Elbasan Arena” kundër Teutës, ishte pikërishtë Bledi Shkëmbi, ai i cili arriti të hedh në ‘tapet’ skuadrën e Artan Mërgjyshit, duke i shkaktuar edhe humbjen e parë të sezonit 2018-2119-të në Superligë Laçit.