Java e 20-të e Superiores, ka prodhuar gola, emocione dhe ndeshja të bukura. Pas çdo jave newsport.al zgjedh formacionin më të mirë duke vendosur lojtarët në pozicionin e tyre ideal dhe trajnerin që ka arritur të jetë strategu më i mirë i kësaj jave.
Në portë ka qenë në ditën e tij më të mirë Stivi Frashëri, i cili ka arritur të jetë vendimtar në pritjet e bëra ndaj Luftëtarit duke kontribuar në fitoren 2-1 të ekipit vlonjat.
Në mbrojtje rreshtohen Pjeshka, Shameti, Veliu dhe Shala, të cilët ishin të pakalueshëm në prapavijë. Në mesin e fushës, Newsport.al ka përzgjedhur Osmanin, i cili këtë herë ishte në rolin e shkatërruesit dhe para tij Abazaj dhe Batha.
Para tyre, dyshja Mensah – Mazrekaj kanë shkëlqyer në ndeshjet përkatëse. Afrikani i Laçit ishte heroi i fitores kundër bardhebluve, por përveç kësaj ai u kthye në një “makth” për mbrojtjen e Tiranës.
Në krah të majtë të mesfushës, është rikthyer ylli i Partizanit, Mentor Mazrekaj, i cili e nisi takimin kundër Vllaznisë në minutën e 46-të, duke zëvendësuar Cetkoviçin. Ashtu siç kanë deklaruar të gjithë, të kuqtë kanë bërë “blerjen” më të madhe të janarit, siç është rikthimi në formën optimale i 28-vjeçarit kosovar.
Në majë të sulmit, ka qenë në ditën e tij, Tomislav Bushiç, i cili shënoi golin e dytë kundër gjirokastritëvë.
Ndërkohë trajneri fitues, është Bledar Sinella. Tekniku i Laçit ka bërë gjithçka mirë kundër Tiranës ku skuadra e tij arriti të fitonte me rezultatin 1-0.
Frashëri
Pjeshka – Shameti – Veliu – Shala
Abazaj – Osmani – Batha
Mensah Mazrekaj
Bushiç
Trajner: Bledar Sinella