Tirana përgatitet për takimin kundër Sopotit që do të luhet në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”.
Kjo përballje është e vlefshme për ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë përfundoi 1-1.
Trajneri i Tiranës, Ilir Daja ka menduar që të shkartisë formacionin duke hedhur mes lojtarëve që kanë qenë titullarë në sfidat e këtij sezoni, edhe disa nga lojtarët që kanë pasur pak hapësira në dispozicion.
FORMACIONET
Tirana: Bakaj, Deliaj, Muça, Teqja, Turtulli, Karabeci, Daja, Merveille, Moise, Peçi, Taku
Trajner: Ilir Daja
Sopoti: Beshiri, Mersini, Bishaj, Sukaj, Pashaj, Muçollari, Hoxha, Qejvani, Mitraj, Mumajesi, Ballkoçi
Trajner: Alpin Gallo