Roma do të luaj ndeshjen e radhës në kampionat përballë Empolit. Pas shkarkimit të Di Franceskos, drejtimin e skuadrës e ka marrë Ranieri, i cili do të bëjë debutimin e tij ditën e sotme. Një ndeshje e rëndësishme për Romën në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër Empoli i Veselit kërkon t’i prish debutimin Ranierit. Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionin titullar dhe mbrojtësi i Kombëtares do të zbres në fushë nga minuta e parë.
ROMA (4-2-3-1): Olsen; Florenzi, Juan Jesus, Marcano, Santon; Cristante, Nzonzi; Kluivert, Zaniolo, El Shaarawy; Schick.
EMPOLI (3-5-2): Dragowski; Veseli, Silvestre, Dell’Orco; Di Lorenzo, Acquah, Bennacer, Krunic, Pasqual; Farias, Caputo.