Këtë mbrëmje do të luhet një ndeshje shumë interesante në Premier League, ku Chelsea do të presë Tottenham-in, ose ndryshe është derbi i Londrës.
Maurizio Sarri ka zgjedhur formacionin që do të hedhë në fushën e lojës, e vërehet që portieri Kepa Arrizabalaga nuk do të jetë në portë, por në stol, pasi refuzoi të zëvendësohej disa ditë më parë në finalen e “Carabao Cup” ndaj Manchester Cityt, ku skuadra e Pep Guardiolës fitoi me rezultatin 3-4 me penallti.
Chelsea (4-3-3): Caballero, Azpilicueta, Luiz, Rudiger, Alonso; Kante, Jorginho, Kovacic; Pedro, Higuain, Hazard.
Tottenham (4-3-3): Lloris, Trippier, Alderëeireld, Sanchez, Davies, Ëinks, Sissoko, Eriksen, Lamela, Kane, Son.