Sot, në orën 16:00 në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti pret Partizanin, ndeshje e vlefshme për javën e 30 të Superiores.
Në lidhje me këtë takim, trajnerët duan që të dalin nga fusha e lojës me 3 pikët, por mbetet se cila skuadër do ia arrijë objektivit, apo të dyja mund të ndajnë një barazim.
Gjithsesi, si tekniku Bledar Devolli, po ashtu edhe Skënder Gega, nga minuta e parë mund të hedhin këto formacione të mundshme:
Kastrioti: Çekrezi, Bojom, Çela, Rami, Shehu, Ymeraj, Marku, Bardhi, Kalaja, Zhunior
Partizani: Hoxha, Mala, Belica, Rexhepi, Trashi, Hila, Atanda, Asani, Duka, Mensah, Bardhi