Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e kthimit në Champions League në raundin e 1/16 mes Manchester Cityt dhe Schalke 04.
Takimi i parë në Gjermani ka përfunduar me rezultatin 2-3 për kampionët e Anglisë, mirëpo përsëri Pep Guardiola nuk ka shumë besim se ekipi i tij ka shkuar në çerekfinale dhe në këto kushte ka hedhur në fushën e lojës lojtarët më të mirë në dispozicion.
Mbetet për t’u parë nëse skuadra gjermane do të arrijë të bëjë ndonjë surprizë në këtë sfidë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker,
Danilo, Laporte, Zinchenko; Bernardo Silva, Gundogan, David Silva; Sterling,
Aguero, Sane.
Schalke 04 (4-3-3): Fahrmann; Bruma, Stambouli, Sane, Oczipka;
Konoplyanka, Serdar, Bentaleb; McKennie, Embolo, Burgstaller.