Pas humbjes në Kupë kundër Flamurtarit, ka folur dhe trajneri i bluve të Dinamos, Igli Allmuça. Allmuça tha për ”Supersport” se skuadra tregoi sinjale të mira në ndeshjen e Kupës, por nuk u sforcua shumë, pasi po ruan forcat për në Kampionat.
“Nuk donim të harxhonim forcat për Kupë por megjithatë pash sinjale të mira edhe nga futbollistët që u aktivizuan. Mendoj që do të bëjmë më mirë në kampionat.”
Allmuça foli dhe për objektivat e Dinamos në këtë sezon:
“Objektivi ynë është ndeshja e radhës dhe ne dëshirojmë të edukojmë futbollistët me këtë frymë. Duhet të sillemi kështu pa i vendosur objektiva dhe pa i vënë nën presion të rezultateve. Jemi të kënaqëur me këtë kontigjent që kemi . Shpresojmë që atë që ekipi ka treguar në miqësore ta tregojë edhe në kampionat.”
I pyetur se kur do të rikthehet Dinamo në Superiore, trajneri u përgjigj:
“Kur Dinamo të ketë infrastrukturën e vetë atëhere do të kthehet, në të kundërt është e pamundur.”