Mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj ka folur për të ardhmen e tij, si dhe për një rinovim të mundshëm me ekipin gjerman, Këlnin.
Paraqitja e tij e mirë dhe pozicioni i padiskutueshëm i titullarit ka tërhequr vëmendjen e vetë klubit për ti rinovuar kontratën këtij të fundit dhe për një sezon tjetër minimumi.
Edhe pse vetë lojtari është treguar modest, pasi ka thënë se ka dëshirë të qëndrojë në klubin aktual, por është klubi ai që merr vendimet.
“Rinovimi im është në duart e njerëzve të duhur dhe po vazhdojnë bisedimet. Te Këlni ndihem shkëlqyeshëm dhe situata është fantastike. Nuk ka asnjë arsye pse të mos gjejmë gjuhën e përbashkët me klubin”, mësohet të jetë shprehur futbollisti shqiptar.
Mbrojtësi i kombëtares aktualisht ka me Këlinin një kontratë që skadon në verën e 2017-s.