Shumë kush mund ta mbajë mend mirë mesfushorin e talentuar brazilian Diego Ribas. Aktualisht ai luan për Flamengon në kampionatin brazilian ku është një nga më të spikaturit. Në Europë u bë i njohur me Werder Bremen ku më pas u transferua te Juventus. Pikërisht kësaj historie i rikthehet edhe fantazisti i cili në atë kohë ka refuzuar edhe Bayern Munchen e Real Madrid.
“Në vitin 2009 kisha një ofertë ëndrrash nga ana e Bayern Munchen. Ishte më e mirë edhe se ajo e Juventusit. Kisha kontakte edhe me Real Madrid. Ishim në bisedime të avancuara. Por unë zgjodha të shkoj te Juve. Kjo për arsyen se në Itali luanin shumë brazilianë në atë kohë duke filluar nga Ronaldo. Mendova se do ishte lëvizja e duhur për mua”.