Sokol Mziu beson te rezultati pozitiv ndaj Tiranës. Ai thotë se edhe barazimi do t’i kënaqte. Gjatë një deklarate ai rrëfen edhe ëndrrën e tij për të shënuar ndaj bardhebluve
“Ndaj Tiranës nuk do ta kemi të lehtë. Përballë do kemi një ekip me traditë dhe të etur për pikë. Ata, ashtu si dhe ne, nuk fitojnë prej javësh dhe ky fakt do të shtojë dozat e vështirësisë së këtij dueli. Skuadra jonë po bën të gjitha përpjekjet që të mos dalim duarbosh nga kjo javë. Po përgatitemi intensivisht që të marrim pikë morali. Edhe pse kemi mungesa, mendoj se ato nuk do të ndikojnë në fushë.
Do të ishte një mrekulli sikur t’i shënoja gol Tiranës. Ëndërroj të shënoj një gol të rëndësishëm në këtë takim. E kush nuk do ta donte golin në një ndeshje të tillë?!”, shprehet Mziu