Dritan Dervishi sezonin e kaluar ishte drejtor i Partizanit, ndërsa këtë vit ka të njëjtin pozicion te Kukësi. I kontaktuar nga newsport.al, ai ka folur për derbin e së dielës, ku ka deklaruar që dëshiron të shikojë një ndeshje pa probleme duke mos parashikuar fituesin e këtij supertakimi.
“Me pastërti dua të them që më intereson që të shikoj një ndeshje pa probleme. Shpresoj që të gjithë të kthehen në shtëpi të lumtur që panë një spektakël të bukur. Unë jam profesionist dhe mendoj vetëm për Kukësin. Të jetë një festë për të gjithë”, ka përfunduar Dritan Dervishi për neësport.al.
Kujtojmë që Dritan Dervishi është tifoz i Tiranës, megjithatë ai është profesionist në punën e tij.