Ashtu siç është shkruajtur nga newsport.al para disa ditësh, sot te vlonjatët është zyrtarizuar portieri i ri Ibrahim Bejte. Nëpërmjet një postimi në facebook klubi Flamurtari bën me dije që nga sot Bejte do të jetë pjesë e skuadrës vlonjate për sezonin e ardhshëm.
“Ibrahim Bejte është zyrtarisht portieri i Flamurtari Football Club”, shkruan në facebook klubi vlonjat.
26-vjeçari ishte sot në Vlorë teksa mori pjesë në ndeshjen e kontrollit ku Gugash Magani aplikoi në seancën e radhës stërvitore. Bejte ishte pjesë e skuadrës së Besëlidhjes sezonin e kaluar. Këtë vit “gardiani” do të jetë pjesë e superiores, i cili ka zgjedhur të luajë për ngjyrat e Flamurtarit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.