Skuadra e Flamurtarit ka zyrtarizuar rikthimin e Franc Veliut te skuadra e Flamurtarit. Nëpërmjet një postimi në facebook, klubi bregdetar ka konfirmuar lajmin e përfolur gjatë këtyre ditëve.
” Zyrtare! Franc Veliu është zyrtarisht futbollisti më i ri i Flamurtari F.C. Rikthehet përsëri tek Flamurtari F.C”, shkruhej në njoftimin e klubit në facebook.
Franc Veliu ishte pjesë e Partizanit sezonin e shkuar, por nuk arriti të gjente hapësira në formacionin e kuq. Kështu që vlonjati është rikthyer edhe një herë në shtëpi, ku ka luajtur për shumë vite për kuqezinjtë e Vlorës, duke u aktivizuar në 210 takime, ku ka arritur të shënojë 14 gola. Ai luan në të majtë të mbrojtjes. Ky është përforcimi i radhës për skuadrën e Gugash Maganit
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.