Flamurtari u dënua të enjten nga Komisioni i Disiplinës me heqje të 6 pikëve nga renditja, për shkak se klubi vlonjat nuk pagoi në kohë Polizoi Arbërin, Franc Veliun dhe Artan Sakaj.
Por, ndërkohë që situata është alarmante, pasi skuadra bregdetare rrezikon rënien nga kategoria, në faqen zyrtare të klubit në Facebook nuk është pasqyruar asnjë reagim, madje as vendimi për heqje pikësh.
Që prej mëngjesit të së enjtes (Flamurtari u dënua të enjten pasdite), faqja zyrtare e klubit vlonjat në Facebook nuk ka qenë aktive në postimet e saj.