Gugash Magani nuk është paraqitur pranë ekipit gjatë javës që po lëmë pas, ndërsa në ndeshjen e radhës, atë kundër Laçit në Laç, ekipi kuqezi pritet që të drejtohet nga një tjetër emër.
Klubi kuqezi ka vendosur që Gentjan Mezani të marrë drejtimin e ekipit në takimin kundër kurbinasve. Mezani e ka ushtruar këtë detyrë sa herë që në Vlorë janë larguar trajnerët. Kjo gjë ndodhi kur u largua Ernest Gjoka dhe Stanislav Levi sezonin e shkuar.