Flamurtari duhet të bëjë pa dy qendërmbrojtësit Christian Sirghi dhe Albi Alla. Dy futbollistët kuqezi ende nuk janë riaftësuar plotësisht nga dëmtimet e marra. Ish-lojtari i Kukësit po bën gati dy muaj që nuk është në dispozicion të ekipit, ndërsa rumuni Sirghi duhet të presë ende kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i frikshëm që pësoi në ndeshjen në shtëpi ndaj Kastriotit, ku humbi ndjenjat pas një përplasje me sulmuesin e krutanëve Charles Atsina.
Ilir Daja nuk i ka përfshirë dy lojtarët në listët e të grumbulluarëve për sfidën e së hënës ndaj Tiranës, por shpreson që ndeshjen me Teutën në shtëpi të dy futbollistët të jenë gati për të luajtur.
Mungesa e tyre ka ndikuar jo pak në ecurinë e vlonjatëve deri tani në kampionat.