Flamurtari mori një fitore në shifrat 3-1 në javën e fundit të Superligës përballë Teutes. Një sukses që qetëson disi situatën në Vlorë ku pas eleminimit nga kupa e Shqipërisë dhe ecurisë jo të mirë në kampionat, duket se kjo fitore e bën më optimiste situatën. Te kuqezinjtë po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm ku duket se do ketë shumë punë.
Kjo pasi vetëm 4 lojtarë nga organika aktuale e klubit kanë kontrata pas përfundimit të këtij sezoni. Ata janë Nedeljkoviç, Muarem, Zuka dhe Gafurri që aktualisht është i huazuar te Renova. Gjithçka për momentin duket në ‘ajër’ dhe askush duket se e ka vendin e sigurt te vlonjatët për sezonin që vjen .