Përpos humbjes me Flamurtarin, Skënderbeu ka marrë një tjetër lajm të hidhur.
Korçarët nuk do të kenë të gatshëm për sfidën ndaj Tiranës mbrojtësin e krahut të djathtë, Kristi Vangjeli. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj kuqezinjtë, duke plotësuar kështu numrin 4 të kartonave.
Një mungesë kjo e rëndësishme për Orges Shehin, që i duhet të nis punën për të gjetur zëvendësuesin e tij ndaj bardhebluve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.