Në një njoftim për mediat, Presidenti Ilir Meta ditën e sotme do të jetë i pranishëm në një aktivitet në Vlorë në teatrin ‘Petro Marko’, ku do të vlerësojë me anë të një ceremonie të veçantë ekipin e futbollit “Flamurtari” për arrtitjet në vitin 1986-1987, si edhe disa nga futbollistët e asaj periudhe.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta do të vlerësojë sot me anë një të ceremonie të veçantë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, arritjet e ekipit të futbollit “Flamurtari” në vitin 1986-87 si dhe disa nga futbollistët më të spikatur vlonjatë të asaj periudhe. Aktiviteti do të nisë në ora 18.00. Ftohet media të jetë e pranishme. KUJTESË: Transmetimi LIVE i aktiviteti do mundësohet nëpërmjet faqes zyrtare e Presidentit në Facebook”.