Tomislav Busiç është një emrat më të përfolur në ambjentin e Flamurtarit rreth një largimi të mundshëm nga skuadra. Teuta është një nga skuadrat më të interesuara për lojtarin që pasi kanë shitur Amadu Latif janë në kërkim të një sulmuesi dhe në këtë mënyrë i kanë hedhur sytë nga Vlora për të zëvendësuar sulmuesin.
Busiç është nën kontratë me Flamurtarin dhe presidenti Idrizi ka deklaruar që vlera e lojtarit është 250 mijë dhe asnjë skuadër nuk mund të negociojë me lojtarët që janë pjesë e skuadrës pa miratimin e klubit pasi çështja mund të përfundojë në gjygj. Në këtë mënyrë Sinan Idrizi i mbyll derën skuadrave të interesuar për lojtarin, që për të pasur në skuadër ndonjë njërin prej tyre duhet më parë të gjejnë marrëveshjen me klubin vlonjat.