Skënderbeu po përballet ditët e fundit me një valë të madhe largimesh pas konfirmimit të dënimit nga CAS-i. I pari që e nisi “eksodin” ishte pikërisht trajneri Daja që vendosi të fillojë një aventurë të re te Flamurtari.
Për të nisur një ndërtim të skuadrës për sezonin e ri, korçarët kanë filluar të mbledhin të gjithë lojtarët që kanë dhënë me huazim sezonet e fundit nëpër ekipe të ndryshme, dhe duket se këtë proces ata do ta fillojnë pikërisht nga Vlora.
Sipas informacioneve të fundit presidenti Ardian Takaj po kërkon me ngulm rikthimin në Korçë të Ardit Hoxhaj të huazuar sezonin e kaluar te ekipi vlonjat, ndoshta dhe si një shenjë hakmarrje për çështjen e trajnerit Ilir Daja.
Skënderbeu po shqyrton mundësinë e ritkhimit edhe të një sërë lojtarësh të tjerë si për shembull sulmuesi Çarls që së fundmi është huazuar te Rabotniçki në Maqedoni.