Danilo Alvesh u largua nga Flamurtari pa nisur sezoni i ri futbollistik. Braziliani që shkëlqeu gjysmën e edicionit të kaluar, tashmë i ka dhënë lamtumirën kuqezinjve të Vlorës. Shkak janë bërë pagesat e prapambetura, të cilat nuk janë shlyer akoma. Por largimi i Alvesh nga Flamurtari është një humbje e madhe si për Maganin, ashtu edhe për Superioren. Trajneri i vlonjatëve e kishte një futbollist të rëndësishëm Alveshin, pasi mbante peshën në sulm. Cilësitë e tij nuk mund të mohohen dhe në Superiore janë të rrallë sulmuesit si ai. Siç e dimë kampionati Shqiptar vuan për sulmues dhe me largimin e brazilianit cilësia ulet disi. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër, veç se tekniku Magani të mendojë zëvendësuesin e tij, ku me shumë gjasa Bushiç do të jetë titullari për sezonin e ri.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.