Flamurtari do të luajë në fundjavë kundër Kamzës, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Prej ditësh, vlonjatët kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë tejet të rëndësishme, ku përballë publikut të tyre do të tentojnë të marrin një fitore.
Trajneri Ilir Daja ka gjithë grupin e plotë, veç Agustin Torasës që është ende në dyshim nëse do të luajë ose jo. Hapat fals nuk tolerohen, ndaj impenjimi është maksimal për përballjen kundër ekipit të Ernest Gjokës. Kujtojmë që kjo sfidë do të luhet të shtunën në orën 14:00.