Një ndeshje me shumë stres ka qenë ajo e zhvilluar dje në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kukësit që përfundoi 1-1.
Tensioni u ndje edhe në tribunën VIP, aty ku edhe Drejtori i klubit bregdetar, Ardi Behari ka ndjekur ndeshjen. Por në një moment kur sfida ka qenë në momentin më kulminant, zyrtari i Flamurtarit ka kërkuar qetësi edhe nga dy tifoze femra që ishin ulur pas tij, të cilat gjithashtu ishin në tension dhe e shfaqnin duke ngritur zërin ndonjëherë, ndryshe nga Behari që shihte në ankth dhe në heshtje sfidën. Pak minuta para fundit, Drejtori i Flamurtarit iu drejtua tifozeve duke i thënë: “Na stresuat. Na lini ta shohim të qetë edhe sa ka mbetur”.
Sigurisht që në momente tensioni të tilla episode janë prezente sidomos në një sfidë aq dramatike sa ajo mes Flamurtarit dhe Kukësit dje, e cila ka mbajtur në ankth të gjithë tifozët dhe stafet drejtuese të klubeve përkatëse.