Shkëndija e Tetovës është skuadra kampione e sezonit 2017-2018. Kuqezinjtë e drejtuar nga Qatip Osmani janë kualifikuar edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë, ku do të përballen me Pelisterin.
Për këtë ndeshje po organizohen edhe tifozët e Shkëndijës, Ballistët e Tetovës, të cilët janë gjetur të papërgatitur ndaj kërkesës që ka bërë Federata e Maqedonisë. Të gjithë tifozët që do të jenë në stadium kanë afat të çojnë emrat e tyre deri në orën 14:00 pranë FFM-së.
Reagimi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës:
FEDERATË E POSHTËRR !!!
Sapo e shohin mobilizimin tonë, vendosin regulla të reja !
Na kushtëzojnë që deri në ora 14:00′ ti dorzojmë listat me emra/mbiemra dhe numrat amë, qëllimisht që të jemi në numër të vogël !
Ju kishim lutur që të shpejtoni sa më shumë, për të qenë në numër perfekt në Strumicë !
Deri tani jemi 250 Ballistë dhe sigurisht presim edhe dyfish më shumë !
Ju lutemi që secili prej jush të na ndihmoj, që ti merni të dhënat e shokëve dhe ti dërgoni në mesazh me:
Emër/Mbiemër dhe Numrin Amë.
Shpërndajeni postin ta shohin të gjithë …!
Një gjë e dijmë se përsëri do u’a djegim stadiumin, sikur të jemi 300, 500 ose 1000 Ballistë !!!