Trajneri Jualian Ahmataj pas fitores 1-2 ndaj Partizani në Kupën e Shqipërisë është shprehur për Supersport se kanë bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Partizanit dhe mund të kishin shënuar edhe tjetër gol.
“I kam thënë lojtarëve që ndeshjet e Kupës nuk zgjidhen me një ndeshje. Duhet të luajmë me futbollin tonë. Lojtarët u përgjigën. Duhet të jemi më këmbë në tokë, sepse Partizani na vuri në vështirësi. Megjithatë, ne patëm mundësi për të shënuar edhe golin tjetër. Mundësi për të shënuar gol kemi patur edhe në pjesën e parë, por lojtarët që kanë ardhur në janar, nuk e kanë në maksimum kondicionin e tyre. Po vijnë në formë dhe do të na ndihmojnë në ndeshjet e ardhshme. Kemi një grup lojtarësh që nuk kemi një 11-tshe bazë. Sot luajtëm për lojtarët që të marrin më shumë minuta, ata të cilët deri më tani nuk i kanë patur. Nuk është vetëm thjeshtë puna ime, kjo shkon edhe për trajnerët që kanë qenë më përpara. Duhet t’i ndajmë meritat. Unë jam trajner dhe punojë për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Megjithatë ne kemi luajtur vetëm një ndeshje në Kupë dhe s’ka mbaruar akoma. Futbollistët duhen ushqyer me frymën për t’i vlerësuar ndeshjet. Motivimi duhet të jetë maksimal për çdo ndeshje, sepse kanë fatin e madh që përfaqësojnë ngjyrat e Luftëtarit”, është shprehur Ahmataj.