Te Tirana e presin me padurim sfidën e së dielës me Luftëtarin. Fitorja me Ilirinë ditën e djeshme nuk i ka kënaqur aspak tifozët bardheblu, të cilët kërkojnë medoemos fitoren ndaj gjirokastritëve në shtëpi.
Për ndeshjen e javës së katërt të kampionatit, drejtuesit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë kanë vendosur çmimin e biletave për ndeshjen në “Selman Stërmasi”.
“Nga dita e Premte dalin në shitje biletat për ndeshjen e rradhës në kampionat, KF Tirana – KF Luftëtari. Biletat mund ti gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” nga ora 10:00-18:00
Çmimet:
Tribuna A,B – 1000 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja
Tribuna H (Sektori Mik) – 300 Lekë të reja”.
Pas tre javësh, Tirana ka vetëm 1 pikë, ndërsa Luftëtari ka dështuar të marrë pikë në tre takimet e para të këtij sezoni.