Ekipi i basketbollit për meshkuj Vllaznia ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi, këtë herë ndaj Kamzës. Pas dy fitoreve me Partizanin dhe ekipin e Barleti Eagles, kuqeblutë ja kanë dalë të marrin edhe një fitore të rëndësishme.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Gjeçaj ka arritur të fitojë me rezultatin 82-66. Dominim total nga shkodranët përgjatë gjithë ndeshjes dhe në fund një fitore e merituar.
Perioda e parë u mbyll me shifrat 32-15, në të dytën vendasit pësuan rënie, duke arritur shifrat 19-11, duke ngushtuar rezultatin e përgjitshëm nëq 43-34, në pjesën e tretë shkodranët thellojnë rezultatin, duke vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në të katërtën, duke mbyllur takimin me rezultatin e përgjithshëm 82-66.