Skënderbeu ka fituar dje sfidën miqësore ndaj Kamzës, të luajtur në Korçë falë golit të Liridon Latifit. Kampionët në fuqi e mbyllën këtë sfidë me rezultatin minimal 1-0, por ajo që ka lënë të kënaqur trajnerin Agostineli ka qenë pikërisht paraqitja e të tijve në fushën e lojës. “Pikërisht këtë grintë doja të shihja nga skuadra ime. Krijuam raste pa fund për shënim.
Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës sime dhe mendoj se nëse do të mbajmë këtë ritëm edhe në kampionat, atëherë do të jemi shumë të frikshëm. Boniface? Është një futbollist klasi, ndonëse ndjen ende shqetësimin në shpatull. Ndërsa për Micin mund të pranoj se do të jetë shumë i vlefshëm për ekipin”, deklaroi pas sfidës miqësore ndaj Kamzës, trajneri Andrea Agostineli.