Rafa Benitez, trajneri i Newcastle është dënuar nga Federata e Futbollit Anglez me një gjobë prej 68 mijë eurosh, për shkak të kritikave ndaj arbitrave në ndeshjen me Crystal Palace, takim që ka përfunduar barazim. Në lidhje me këtë takim, tekniku është shprehur se kjo ishte shumë gjobë e lartë nga qeveria e futbollit në ishull.
Kujtojmë që Newcastle ndeshjen e radhës do e luajë në transfertën e “Old Trafford” ndaj Manchester United. Mbetet të shihet me shumë interes kjo sfidë, pasi skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho nuk po kalon aspak një periudhë shumë të mirë. Ndeshja do të luhet nesër në orën 18:30 minuta.