Bota e futbollit gjeneron përfitime të mëdha jo vetëm për futbollistët por edhe për menaxherët e tyre. Revista amerikane Forbes, si çdo vit, ka publikuar listën e menaxherëve më të fuqishëm në mbarë botën në sporte të ndryshme.
Viti 2018 e gjen menaxherin e Cristiano Ronaldos të lumtur pasi ai është ngjitur në vendin e dytë të kësaj liste. Jorge Mendes pas transferimit të Ronaldos tek Juventusi ka kaluar shifrën e 100 milionë eurove përfitime nga komisionet dhe parakalohet vetëm nga menaxheri i famshëm i bejsbollit, Scott Boras.
Mendez, në hapësirën e 12 muajve i ka rritur përfitimet nëpërmjet komisioneve me 30.5%, duke shkuar nga 77 në 100.5 milionë $. Shuma nga kontratat e nënshkruara nga klientët e tij rritet nga 770 milionë $ në 2017-ën në mbi 1 miliard në 2018-ën.
Vit jo i keq dhe për menaxherin Italian Mino Raiola i cili është ngjitur nga vendi i 10-të në vendin e 5-të. Menaxheri i Ibrahimoviçi-t dhe Pogba-së gjatë 2018-ës, përfitimet e tij nga komisionet arrijnë 62.89 milionë $, me një qarkullim prej 628.9 milionë $.