Alesio Hyseni, që prej mbrëmjes së sotme është një lojtar i Partizanit. Dita e sotme ka qenë shumë intesive për lojtarin, pasi në mëngjes është zyrtarizuar largimi nga Flamurtari dhe në mbrëmje është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Partizanit. Ajo që vlen të theksohet është se sot ai kishte datëlindjen e tij të 22-të.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hyseni ka reaguar duke shprehur lumturinë në gjuhën italiane. Ai ka shkruar: “I lumtur të nisë një aventurë të re. Ekipi i ri, Partizani.” Kjo është një ngjitje e rëndësishme në karrierën e lojtarit, i cili kaloi tek kryesuesit e Supërligës.