Bylis do të luajë nesër ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi do të luajë në transfertë ndaj Besës, rivalit direkt për Superligë. Ballshiotët ndodhen 3 pikë larg tyre në renditje dhe sfida e nesër mund të vendos shumë për fatin e të dyja skuadrave edhe pse ka ende ndeshje të tjera. Në një prononcim për “RTSH Sport” ka folur dhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj.
“E rëndësishme është jetë një ndeshje e bukur, Fayir Play pastaj rezultati nuk ka rëndësi shumë sepse nuk përfundon nesër gara. Janë edhe 5 ndeshje, duke parë që nga transferta e nesërme do të kemi dhe dy transferta të tjera me Egnatian dhe Orikumin dhe nuk është se vendos gjithçka. Është një nga sezonet më të bukura që kemi bërë. E kemi kryesuar garën me meritë nga fillimi deri në fund. Nuk kemi bërë asnjë aleancë me skuadrat e tjera dhe nuk do të bëjmë. Kemi luajtur drejt me të gjitha skuadrat dhe për këto jemi me meritë këtu ku jemi dhe nuk më intereson se çfarë bëjnë të tjerat”, u shpreh presidenti Besnik Kapllnaj.