Në datën 10 prill Manchester United dhe Barcelona do të luajnë ndeshjen e parë në “Old Trafford”, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.
Sikurse raporton “Sportmediaset”, drejt Anglisë do të udhëtojnë 4,600 tifozë katalanas dhe çmimi i një bilete për ta do të jetë rreth 120 euro.
Kujtojmë që për herë e fundit kur janë përballur këto skuadra në fazën me eleminim direkt, ka qenë viti 2008 dhe Manchester United është kualifikuar për më tej, duke fituar edhe trofeun në finalen ndaj Chelsea.
Ndërsa në vitin 2009 dhe 2011 këto skuadra janë përballur në finalen e Champions League, ku fituese ka qenë Barcelona, një herë me rezultatin 2-0 dhe më pas me rezultatin 3-1. Mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojnë kësaj radhe dy prej gjigantëve europianë.