Laçi ndeshjen e fundit në kampionat e luajti përballë Partizanit në “Selman Stermasi”, nga ku edhe humbi me rezultatin e pastër 2-0. Megjithatë kjo disfatë duket se ka lënë me pasoja kurbinasit. Takimi i radhës do të jetë përballë Kastriotit që shkatërroi Kamzën me rezultatin 3-0 në shtëpi.
Në lidhje me këtë 90 minutash, trajneri Migen Memelli nuk do të ketë të gatshëm dy lojtarë. Bëhet fjalë për Taulant Sefgjinin dhe Elvi Berisha, të dy mungojnë për shkak kartonash, i pari ka plotasuar numrin e të verdhëve, 4, ndërsa Berisha ka bërë një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Labinot Ibrahimit dhe është ndëshkuar direkt me të kuq. Mbetet për t’u parë si do e menaxhojë këtë takim Memelli dhe nëse Laçi do arrijë të rikthehet përsëri tek fitorja.