FIFA nuk ka kursyer Federatën Spanjolle të Futbollit mbi rregullat e transferimit të lojtarëve nën 18-vjeç. Pikërisht me këtë fakt lidhen transferimet që bëjnë klubet e La Liga-s me lojtarët e rinj që cilësohet si talente.
Për këtë arsye, FIFA ka gjobitur me shumën e 200 mijë eurove Federatën Spanjolle të Futbollit, pikërisht për shkeljen e nenit 19 në Rregulloren për Statusin dhe Transferimet e futbollistëve, si dhe pika të tjera për regjistrimin dhe aktivizimin e këtyre lojtarëve në kompeticione të ndryshme.
Sipas medieve spanjolle ky dënim është dhënë menjëherë pas hetimit të rasteve të transferimit të futbollistëve të Realit dhe Atletico Madridit respektivisht për periudhat 2005-2014 dhe 2007-2014.