Arim Rrahmani do të luajë sot me Kosovën në ndeshjen kundër Finlandës.
Mbrojtësi i Dinamo Zagrebit ka marrë OK-in nga FIFA, ndërsa nuk ka ngurruar të ndajë gëzimin e tij në rrjetet sociale.
“Erdhi edhe konfirmimi nga FIFA për të luajtur që nga ndeshja e parë. Koha për ta shkruajtur historinë”, ishte mbishkrimi i Rrahmanit në Facebook, bashkëngjitur me foton ilustruese.