Kjo që po ndodh në këto momente në Argjentinë, është e jashtëzakoshme. Atmosfera në prag të kësaj ndeshje ka qenë mbytëse, lojtarët nuk po merrnin frymë, por askush nuk pyet për ta. FIFA kërkon, që kjo ndeshje të luhet, për shkak sponsorash.
Federata argjentinase, po ashtu sespe ka humbje të mëdha parash. Ndersa Presidenti argjentinas, nuk do që kjo ndeshje të shtyhet, pasi në Buenos Aires, në mesjavë ka mbledhje kryesie, të G-20-ës. Kjo është situata kaotike në këtë superndeshje mes River Plate dhe Boca Juniors. Lojtarët janë të fundit që pyeten, kur në lojë janë miliona.