Vllaznia nuk është në ditët e saj më të mira ku ekipi tashmë rrezikon seriozisht që të bjerë nga Superligë. Por në këto ditë të vështira të tifozët apo edhe te i gjithë ambienti shkodran i futbollit, humori dhe alegria e shkodranëve dallohet. Sot feston ditëlindjen e tij të 90-të, Ramadan Çinari, i cili njihet si tifozi më i vjetër i Vllaznisë.
Këtë na e bën me dije, Agron Isufi ku në profilin e tij personal në Facebook shkruan: ” U befsh 120 vjec tifozi me i vjeter i vllaznise RAMADADAN ÇINARI,qe sot u be 90 vjec,qe tifozat e Vllaznise,e suprizuan me torten dhe takim brezash midis tifoza te vllaznise me ARSHI KRAJA,Gezim Çoçja,Tuti Rrahmani,ASTRIT KARAKAÇI Xhevat Vati,Bledar Bylykbashi,dhe shoket e tij ZIJA DIBRA,BEQIR YMERI,SKENDER SYLJA,GANI TRASHANI,si dhe djemte e tij mjeshtri i madh i humorit BESNIK ÇINARI,ELEZ ÇINARI,dhe falenderim pronarin e lokalit ASTRIT SYLJA,qe na ktu mblidhen tere tifozat e vjeter te Vllaznise.
Isha ogur i mire edhe per futbollistat e Vllaznise te dalin nga kjo gjendje ,qe ky tifoz qe e ndjek Vllaznine qysh ne vitin 1935 RAMADA ÇINARI,tek fusha e vjeter tek parku i mallrave,qe lojtarin qe ka pas per zemer ka qene MUHAMET DIBRA,dhe pastaj treshja e famshme BIZI.RRAGAMI,ZHEGA.Iishalla po arrin ne 100 vjetorin e klubit te vllaznise te marre pjese ne si tifozi me i vjeter ne shkoder qe ndjek vllaznine.i urojme shendet e jete si sot.respekt RAMADAN ÇINARI.”