Ylli i Kuq i Beogradit kthehet në Champions League pas një mungese të gjatë. Kampionët e Serbisë do ta nisin aventurën europiane pas kaq kohësh ndaj një rivali jo të lehtë siç është Napoli.
Por brenda kampit italian, një futbollist e sheh në një këndvështrim tjetër këtë sfidë. Elseid Hysaj nuk i harron kujtimet e 14 tetorit të 2014 kur Shqipëria udhëtonte në “ferrin” serb për të regjistruar një nga ngjarjet më kulmore në historinë e futbollit botëror.
Pavarësisht se Napoli ka superioritet ndaj vendasve, Ylli I Kuq I Beogradit do të ketë në krah një “aleat” të fuqishëm: tifozët e çmendur dhe të dhunshëm “Delije”.
Tifozeria ndoshta nuk e ka harruar se në radhët e Napolti luan një futbollist I Kombëtares së Shqipërisë. Por pritjen më të egër “Delije” do t’ia japin futbollistit shqiptar të Liverpoolit Xherdan Shaqiri në momentin kur anglezët dhe serbët të përballen në Champions League.