Daniel Ricciardo është një nga pilotët më të spikatur të Formula 1 dhe si një i tillë është një ndër më të kërkuarit. Kontrata e tij aktuale me Red Bull skadon në 2019 dhe australiani pritet që në fund të saj të largohet nga skuderia austriake. Për të janë të intresuar Ferrari dhe Mercedes që shohin te australiani një pilot që mund të garantojë shumë për vitet në vijim.
Por duket se Ricciardo iu ka bërë të qartë të gjithëve kushtet që kërkon në rast largimi nga Red Bull. Ai kërkon minimalisht një kontratë 2-vjeçare me një fitim prej 66 milionë dollarësh në fund të saj. Ndoshta pretendime të larta këto nga ai, por që në sportin e Formula 1 kemi parë shpesh të shpenzohen shifra të tilla dhe nuk do jetë çudi që Ferrari ose Mercedes ta bëjnë një sakrificë të tillë.