Një numër jo i vogël tifozësh të kuq kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Budapestit, aty ku mbrëmjen e sotme do të luhet takimi mes skuadrës vendase dhe të kuqve. Duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, “demat” besojnë te kualifikimi, ndërsa mbështetja e tifozëve është një armë shtesë për këtë sfidë.
Në “Gruoupama Arena” të Budapestit tifozët e kuq do të vendosen në tribunën “E” të tij. Hyrja në stadium do të bëhet rreth dy orë para nisjes së ndeshjes. Pra, gjithçka do të nisë në orën 17:30, pasi më 19:30 do të nisë ndeshja. Kujtojmë që tifozët e kuq kanë nisur udhëtimin jo vetëm nga Tirana, por nga çdo vend i Europës për të mbështetur skuadrën e tyre.