Tifozët e Lacios së fundmi kanë befasuar me deklaratën e tyre të fundit. Të njohur për bindjet ekstremiste të djathta ata kanë kërkuar që të mos lejohen femrat në vendet e para të stadiumit “Olimpico”.
“Krahu Verior përfaqëson një vend të shenjtë për ne. Një ambjent me kod të pashkruarqë respektohet. Radhët e para konsiderohen si gjithmonë si llogore. Në llogore, ne nuk lejojmë gratë, bashkëshortet dhe të dashurat, kështu që i ftojmë të vendosen nga radha e dhjetë e sipër.”