Deklaroi se do tërhiqej që sezonin e kaluar por dashuria për sportin e Formula 1 e bëri që të rikthehej sërish në garat e shpejtësisë. Por duket se tani Felippe Massa ka marrë vendimin përfundimtar për ti thënë “stop” karrierës së tij në sportin e tij të dashur.
Braziliani tërhiqet pas një karriere ku garoi në nivele shumë të larta me Ferrarin dhe së fundmi me Williams. Nuk arriti kurrë që të fitonte titullin kampion pavarësisht se në vitin 2008 ishte vetëm pak metra larg kampionatit që në atë vit u fitua nga Hamilton.
Debutimi i tij erdhi në vitin 2002 ku mori pjesë për herë të parë në garën e Australisë. Që nga ajo kohë ai zhvilloi në total 269 gara në Formula 1 ku më shumë se ai kanë garuar vetëm Barrichello, Schumacher,Button, Alonso dhe Raikonen. Një pilot i madh i jep lamtumirën Formula 1, një pilot që i kënaqi të gjithë gjatë karrierës së tij më mënyrën e garimit në sportin më të shpejtë në Botë.