Mbrojtësi i ekipit të Partizanit, Arbnor Fejzullahi ende nuk ka vendosur mbi të ardhmen e tij. Ndonëse kontrata e tij me klubin e kuq i skadon sot, burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai aktualisht ndodhet me pushime në Zvicër dhe nuk ka firmosur ende për rinovimin e saj.
Besohet se mes tij dhe drejtuesve ka disa mosmarrëveshje lidhur me termat financiarë të kontratës së re të ofruar për lojtarin. Ndërkohë që për të ka interesime edhe nga jashtë vendit, bëhet e ditur se për talentin e të kuqve ka oferta konkrete edhe nga klube të Superligës, emrat e të cilave deri tani nuk bëhen të ditura.