Granit Xhaka është pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Suedinë nëse do të festonte sërish me shqiponjën në rast shënimi përballë skandinavëve. Por përfaqësuesi i federatës që e shoqëronte në konferencë nuk e ka lejuar mesfushorin e Arsenalit që t’i përgjigjet kësaj pyejtje.
Zyrtari i “helvetikëve” ka rrëmbyer mikrofonin kur Xhaka po bëhej gati per t’u përgjigjur duke thënë se do të lejohen vetëm pyejtjet që kanë lidhje me ndeshjen. Noshta kjo është një mënyrë për të evituar vënien e lojtarëve në momente të sikletshme që mund të heqin vëmendjen nga ndeshja e rëndësishme që Zvicra do të luaj përballë Suedisë ditën e nesërme.
Kujtojmë se FIFA i dënoi dy lojtarët me origjinë shqiptare Xhaka dhe Shaqiri për festimin me simbolin e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë.