Majlinda Kelmendi ka arritur të përfitojë një fond prej 50 mijë dollarësh që ka akorduar Federata Botërore e Xhudos. Kampionia olimpike e xhudos hyri në histori në peshën e 52 kg, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë sportistët e nivelit të lartë, duke më përfshirë edhe mua”,– deklaroi për “Insidethegames” Kelmendi.
“Presidenti i IJF-së, z. Vizer, po mendon shumë për sportistët. Ndihem mirë kur kthehem e mendoj për vitin 2016. Titulli olimpik është arritja më e madhe e jetës sime”, përfundoi Kelmendi.