Ashtu siç dihet ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është i martuar me italianen, Monika në profesion arkitekte.
Ata kanë edhe një djalë, me emrin Bojken. Dyshja janë shumë të komentuar në media dhe gjithnjë tërheqin vëmendje.
Prej kohësh ata jetojnë në Tiranë, ndërsa së fundmi Monika i ka habitur të gjithë me një postim në Instastory.
Ajo ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, ndërsa njëri ia ka drejtuar pyetjen e tij në shqip.
‘E kishe menduar ndonjëhere se do të ishe nuse shqiptare?’, e pyet ndjekësi, ndërsa Monika i ka kthyer përgjigjen në gjuhën shqipe.
‘Një nuse është e njëjtë në të gjitha kombësitë’, ka thënë ajo.