Të shtunën do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Ilirisë, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë. Ende nuk është përcaktuar orari zyrtar i këtij takimi, por me gjasë kjo sfidë do të luhet me drita, duke qenë se pas shtatë muajsh rikthehen në stadium ultrasit e bardhebluve “Tirona-Fanatics”.
Por, për të gjithë ata që nuk mund të jenë në stadium, ka menduar TVSH-ja. Bëhet me dije që Televizioni Publik Shqiptar do të transmetojë drejtpërdrejt pa pagesë këtë takim.
Pas një merkatoje cilësore dhe fitimit të Superkupës së Shqipërisë, situata në klubin e Tiranës ka ndryshuar dhe tashmë të gjithë janë optimistë. Të gjithë presin me padurim rikthimin në Superiore, për të luftuar mes dhjetë skuadrave më të mira.